• Tirane, ofroj vend pune LABORANT DENTAR (EXOCAD)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Laborant/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: LABORANT DENTAR (EXOCAD)

Allushi Dental Center është në kërkim të një Laboranti Dentar me eksperiencë në përdorimin e EXOCAD, për t’u bashkuar me ekipin tonë në rritje.

Detyrat kryesore:
• Modelimi digjital i punimeve protetike në EXOCAD (krona, ura, onlay, implant-supported restorations).
• Përgatitja e file-ve për printera 3D/CAD-CAM dhe komunikim me teknologjinë e prodhimit.
• Bashkëpunim i ngushtë me mjekët stomatologë për personalizimin e rasteve.
• Kontrolli i cilësisë së punimeve para prodhimit final.
• Menaxhimi dhe organizimi i fluksit të punës digjitale.

Kërkesat:
• Eksperiencë e mëparshme si laborant dentar (minimum 1–2 vite).
• Aftësi të avancuara në EXOCAD – e detyrueshme.
• Njohuri mbi punimet e implanteve, kurorat, urat dhe punimet estetike.
• Saktësi, përgjegjësi dhe aftësi për punë në ekip.
• Përparësi kanë kandidatët me njohuri në printera 3D dhe freza CAD/CAM.

Ne ofrojmë:
• Pagesë konkurruese në bazë të eksperiencës.
• Ambient profesional dhe kushte shumë të mira pune.
• Mundësi trajnimi dhe avancimi në teknologji të reja.
• Orar i rregullt dhe stabilitet pune afatgjatë.

Aplikimi:

Dërgoni CV ne numri 069 248 5584
 


WhatsApp
Back
Top