Tirane, ofroj vend pune Koordinator
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
A BI ESSE, kompani lider ne fushen e tregtimit te materialeve elektrike, ndriçimit profesional arkitektural dhe industrial, realizimin e projekteve te ndryshme, sisteme inteligjente per godina sherbimesh e banesash, etj. Pjese e BI ESSE, nje prej kompanive me te medha te kesaj industrie ne Itali, Ceki, Rumani, me nje experience 30 vjecare ne tregun shqiptar, A BI ESSE eshte partneri kryesor i me shume se 100 prodhuesve me te rendesishem te industrise si Schneider, Legrand, Bticino, Philips, Urmet Group, Icel Coop, Disano, Artemide, Flos, Notifier, Riello, BFT, etj.
A BI ESSE aktualisht po kërkon nje punonjës të përshtatshëm për të plotësuar pozicionin: Koordinator Operacional.
Abiesse është në kërkim të një Koordinatori në shitje me përvojë dhe të mirëorganizuar për të siguruar mbështetjen e nevojshme për ekipin e shitjeve në terren.
Qëllimi është të lehtësojmë aktivitetet e skuadres se shitjeve ne terren në mënyrë që të maksimizojmë performancën e tyre me zhvillimin e qëndrueshëm të kompanisë gjithashtu ofrimin në mënyrë të vazhdueshme të një suporti cilësor për agjentët e Shitjeve në Terren si dhe monitorimi i veprimtarisë operacionale te tyre persa lidhet me ofertat dhe komunikimet për të siguruar qe ata operojnë në përputhje me rregullat dhe politikat e shoqërisë tonë.
Përgjegjësitë
Referuar Shitjeve
- Asiston ekipin e shitjeve ne terren duke kontrolluar zbatimin e fashave orare te mberritjes se porosive nga agjentet e shitjes ne terren, perpilon dokumentacionin shoqerues duke e percjelle ate ne sektorin perkates per ndjekjen e porosive dhe ju komunikon agjenteve informacionet përkatëse.
- Sigurohet per gjendjen ne magazinen qendrore ose ne filiale te materialeve te porositura nga agjentet e shitjes ne terren. Nese nuk ka gjendje, ngre porosine ne sistem tek departamenti perkates dhe e ndjek zbatimin e kesaj porosie deri ne mberritjen e materialeve te kerkuara duke vendosur ne dijeni agjentet e shitjeve ne terren.
- Ruan dhe rendit të dhënat financiare per materialet e porositura ne formatin e percaktuar referuar porosive te derguara nga agjentet e shitjes ne terren në formën elektronike dhe perpilon raporte te tjera sipas nevojes se komunikuar nga drejtuesit
- Trajton përpunimin e të gjitha porosive me saktësi dhe brenda afatit kohor te parapercaktuar
- Informon agjentet e shitjes ne terren për mungesat ne materiale, vonesat ose problemet e paparashikuara
- Monitoron punen ne ekip, identifikon mangësitë dhe propozon përmirësime ne proceset e punes
- Ndihmon në përgatitjen dhe organizimin e ofertave dhe dorezimin e tyre tek departamenti perkates per procesimin e porosive qe vijne nga agjentet e shitjes ne terren.
- Përvojë e dëshmuar në koordinim dhe/shitje
- Aftësi të mira kompjuterike (MS Office)
- Aftësi në anglisht
- Të mirëorganizuar dhe të përgjegjshëm, energjikë me aftësi në zgjidhjen e problemeve
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar
- Bashkepunues me një nivel të lartë përkushtimi
- Arsim I larte
Ftohen te aplikojne te gjithe te interesuarit ,duke derguar CV ne adresen e e-mailit: hr@abiesse.al duke specifikuar tek subjekti pozicionin per te cilin aplikoni deri ne date 15/12/2025.
Apply WhatsApp