• Tirane, ofroj vend pune Koordinator Departamenti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.

Pozicioni: Koordinator departamenti
Departamenti: Operacional
Raporton tek: Menaxheri Operacional
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Koordinatori i departamentit të produkteve të bardha dhe të vogla organizon punët ditore në departament, ndjek dhe kontrollon shërbimet në mënyrë sistematike.



Detyrat/Përgjegjësitë:

  • Ndan punët ditore ndërmjet teknikeve të departamentit, organizon departamentin.
  • Hedh në sistem të dhenat nga tekniket.
  • Ndjek statuset e riparimeve te produkteve duke azhornuar sistemin per cdo riparim.
  • Cdo fillim dite merr ne dorezim dokumentacionin nga tekniket ne terren per punet e kryera te 1 dite me pare.
  • Mbyll punet ne sistem per cdo riparim, montim, porosi.
  • Krijimin e listave ditore per daljet e produkteve.
  • Perpilon kerkesen per blerjet e departamentit
  • Ndjek ankesat qe vijne nga Call Center deri ne zgjidhjen e tyre nga stafi.
  • Ndjek korespondencen me partneret per informacionet teknike te kerkuara.
  • Bashkepunon me departamentet e tjera per raportimin e difekteve, hyrje-daljet e produkteve.
  • Pergjegjes per vendosjen e kostos perfundimtare per cdo riparim.
  • Raporton tek manaxheri operacional statuset e puneve ne proces ne baza ditore

Kërkesat për pozicionin:
Minimumi 5 vjet eksperience pune.
Njohurite kompjuterike: Aftesi shume te mira te Paketes Office, vecanerisht Excel
Gjuhet e huaja: Aftesi te mira komunikuese ne Anglisht.
Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi.
Aftesi shume te mira komunikuese


Kushtet e punës: Elektro-Servis ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.


Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet
e-mailit tek adresa: [B]hr@elektroservis.al[/B] deri ne 15 Tetor 2021.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top