• Tirane, ofroj vend pune Konsulent shitje ne show room

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
Vanto Home shpk, kompani e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake të brandeve më të mira ndërkombëtare, kërkon të punësojë Konsulent Shitjesh ne show room. Ofrohen kushte shume te mira pune, ambjent komod dhe benefite financiare preferenciale.

Konsulenti I Shitjeve duhet te jete nje person pasionant dhe I cili do te jete pergjegjes per menaxhimin e shitjeve, ndertimin e marredhenieve me klientet dhe gjithashtu te garantoje qe ata te kene nje pervoje pozitive blerjeje. Kandidati ideal duhet te kete pasion per shitjen si process dhe per marredhenien me klientet ne pergjithesi, duhet të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, eksperiencë në pritjen dhe zbulimin e nevojave të klientit si dhe bindës në përcjelljen e informacionit me qëllim final realizimin e shitjes.

Pergjegjesite:

  • Ofron sherbime te jashtezakonshme ndaj klientit dhe keshillim te specializuar per klientet
  • Demonstron njohuri te thella per produktet tona, duke perfshire tipare, benefite dhe informacionet teknike baze.
  • Ndihmon & keshillon klientet ne zgjedhjen e produkteve te duhura per te permbushur nevojat e tyre
  • Menaxhon procesin e shitjes nga fillimi ne fund, duke perfshire perpunimin e pagesave dhe ndjekjen e porosive.
  • Zhvillon dhe ruan marredhenien me klientet per te siguruar klientin besnik.
  • Punon ne bashkepunim me ekipin per te arritur objektivat e shitjeve
Kerkesat:

  • Pervoje e meparshme ne shitje ne industri te njejte / te ngjashme
  • Aftesi te forta per sherbimin ndaj klientit dhe aftesi per te ndertuar marredhenie me klientet
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi
  • I orientuar nga detajet me aftesi te forta organizative
  • Aftesi per te punuar ne menyre te pavarur dhe si pjese e nje ekipi
  • Duhet te jete I gatshem te punoje fundjave dhe me turne
  • Njohuri te gjuhes Angleze perbejne avantazh

Cel. : 0676000058
 


WhatsApp
Back
Top