• Tirane, ofroj vend pune Konsulent Imobiliar

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Century 21 Adore ka hapur aplikimet për pozicionin e punës Konsulent Imobiliar full-time.


Cilat janë benefitet e te punuarit Agjent Imobiliar?
Te jesh agjent nuk është vetëm arsyeja e të qenit shef i vetes tënde, por potenciali i punës që të rrit cdo ditë.
Si një Konsulent Imobiliar ju vendosni orarin tuaj të punës, zhvilloni një database të klientit dhe Century 21 Adore është aty me ty për të rritur biznesin tuaj.
Me strukturën tonë konkurruese të komisionit dhe mundësitë e bonusit, paketës së trajnimit suportit te zyres - nuk ka kufi për atë që mund të fitoni.


Kush jemi ne?
Zyra është pjese e Century 21 Albania, kompani me përvojë 10 vjecare në tregun e pasurive te paluajtshme në Ballkan.
Century 21 Adore u krijua me misionin për te qenë një partner i besueshëm për klientet tanë duke krijuar marrëdhënie afatgjata të bazuara në besim, respekt dhe sinqeritet.


Kriteret e aplikimit
1. Të keni përfunduar arsimin e lartë.
2. Te keni njohuri mbi sektorin e tregut imobiliar.
3. Të keni eksperienca në shitje.
4. Njohuri të mira të gjuhës angleze
5. Njohje e paketave bazë kompjuterike.
6. Mosha mbi 24 vjeç.
7. Aftësi të shkëlqyera komunikimi.


Kandidatët e interesuar të cilët përmbushin kriteret e mësipërme duhet të dërgojnë CV në email ( info@c21adore.al )


Afati i fundit i aplikimit është data 31/01/2021.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen dhe vetëm të përzgjedhurit do të intervistohen.


Faleminderit!


Cel. : 067 20 444 79
 


Apply WhatsApp
Back
Top