• Tirane, ofroj vend pune Jurist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
FOREVER CONSTRUCTION Sh.p.k., KOMPANI ME PROJEKTET ME PRESTIGJOZE NE TREG dhe lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentin Juridik në pozicionin: Specialist Jurist/e.
Specialist Jurist/e në Departamentin Juridik do të përmbushë detyrat dhe të ketë kualifikimet përkatëse si më poshtë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përfaqëson shoqërinë pranë institucioneve administrative, ndjek të gjithë proceset e shoqërisë si pajisjen me leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, certifikatë përdorimi, pajisjen me certifikatë pronësie të objekteve që do të ndërtohen dhe çdo procedurë tjetër të nevojshme për zhvillimin dhe ndërtimin e një objekti;
  • Ndjekjen e problematikave të ndryshme lidhur me pasuritë e paluajtshme;
  • Harton dhe rishikon në mënyre efektive kontratat e sipërmarrës, kontratat e blerjes dhe shitjes, kontratat e furnizimit, kontratat e shërbimit etj.
  • Menaxhon dhe ndjek procedurat ligjore të shoqërisë;
  • Informohet dhe raporton çdo ndryshim në ligjin e biznesit dhe rakordon me departamentet dhe punonjësit për të pasqyruar në mënyrë sa më efektive këto ndryshime ligjore;
  • Njohuri në përdorimin e sistemit e-albania;
  • Kryerja e korrespodencës me institucionet /persona juridik ose fizikë.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diploma Master (Preferohet Civil);
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimi të tij;
  • Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore;
  • Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqëritë Tregtare, ligjit për Kadastrën, ligjit për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, Kodin Civil dhe Kodin Procedurës Civile;
  • Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike;
  • Preferohen persona të cilët kanë eksperiencë në kompani ndërtimi.

Personat e interesuar të dërgojnë cv-të e tyre në emiliano_likaj@yahoo.com ose në whatsapp +355 69 9294 062
 


Apply WhatsApp
Back
Top