• Tirane, ofroj vend pune Junior Asistent në dyqan & Magazine

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
IT Gjergji Kompjuter është duke rekrutuar:

Junior Asistent në dyqan & Magazine

Përshkrimi i pozicionit:

Pozicioni i Junior Asistent në dyqan & Magazine
përfshin mbështetjen e proceseve të shitjes, menaxhimin e hyrje-daljeve të produkteve, ndihmesën në hedhjen e produkteve në faqen e internetit si dhe komunikimin me klientët. Qëllimi është të sigurohet ndjekja e kërkesave dhe zbatimi i procedurave sipas standardeve të kompanisë.

Detyrat kryesore:
  • Asiston në proceset e shitjes.
  • Menaxhon hyrjen dhe daljen e produkteve nga Magazina.
  • Siguron komunikim efektiv me klientët dhe përcjell ankesat apo feedback-un sipas procedurave.
  • Ndihmon në hedhjen e produkteve ne web ose rrjete sociale
Kualifikimet dhe kërkesat:
  • Shkolle e mesme ose e preferueshme diplome universitare.
  • Minimumi 1 vit përvojë në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira mbi pajisjet IT dhe programet bazë kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të përballuar presionin e punës.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar jashtë orarit, kur është e nevojshme.
Çfarë ofrojmë:
  • Paga: 45,000 – 55,000 lekë (në varësi të eksperiencës)
  • Balancë punë-jetë
  • Sigurim Shëndetësor Privat
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë

📧 Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe dokumentet mbështetëse në adresën:

humanresources@infosoftgroup.com.al

ose

Te interesuarat te kontaktojne ne nr e telefonit 0692068130 nga e hena ne te premte (8.30-17.00).


Shënim i rëndësishëm:

Të dhënat që do të paraqisni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887, datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.


Cel. : 0692068130
 


Apply WhatsApp
Back
Top