• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Zbatimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
VEGA Solar pjesë e VEGA Group është një kompani lidere në energjinë e rinovueshme që ofron zgjidhje të avancuara dhe të personalizuara fotovoltaike, duke kombinuar përvojën e gjatë, teknologjinë moderne dhe shërbimin cilësor për klientë nga sektori rezidencial deri te ai industrial.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të një Inxhinier Zbatimi.

Kandidati do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e punimeve në terren për projektet fotovoltaike, duke përfshirë:

  • Kontrollin e strukturës së objektit, kryerjen e matjeve dhe përgatitjen e planit paraprak të punimeve.
  • Hartimin e projektit paraprak të zbatimit dhe përcaktimin e materialeve të nevojshme.
  • Ndjekjen e ecurisë së punimeve, zgjidhjen e problematikave teknike dhe shpërndarjen e detyrave për ekipin.
  • Bashkëpunimin me departamentin e prokurimeve dhe kontrollin e materialeve në magazinë dhe në terren.
  • Komunikimin e vazhdueshëm me investitorin për ecurinë e projektit dhe kërkesat teknike.
  • Kontrollin e cilësisë dhe sasisë së materialeve të dorëzuara.
  • Përgatitjen e raporteve periodike dhe ndjekjen e afateve të projektit.
  • Realizimin e lidhjes së sistemit fotovoltaik me rrjetin elektrik, konfigurimin e inverterave dhe verifikimin e parametrave me pajisjet përkatëse.
  • Hartimin e vizatimeve As Built dhe dokumentimit teknik përfundimtar.
  • Asistimin e ekipit të shitjeve në takime me klientët dhe kryerjen e matjeve të nevojshme.
Kriteret dhe Kualifikimet:
  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në projekte fotovoltaike, instalime elektrike ose menaxhim punimesh në terren (avantazh).
  • Njohuri të mira të sistemeve fotovoltaike, inverterave dhe parametrave elektrikë.
  • Aftësi për të lexuar projekte teknike dhe për të përgatitur dokumentacion zbatimi (As Built, BOQ, raporte teknike).
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi ekipi.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve teknike në mënyrë të pavarur dhe efikase.
  • Njohuri mbi standardet e sigurisë elektrike dhe punës në terren.
  • Patentë makine dhe gatishmëri për udhëtime në terren.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme.
  • Njohja e softuereve teknike (AutoCAD, PVSol / PVDesign ose të ngjashme) është avantazh.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Inxhinier Zbatimi”, ose "Aplikoni" më lehtë në linkun: https://vegagroup.al/job/inxhinier-zbatimi/
 


Apply
Back
Top