RGR

  • Tirane, ofroj vend pune Inxhinier/re Ndertimi per Objekte Civile dhe Rruge

Shoqeria “RGR Group” sh.p.k Kompani qe operon ne fushen e ndertimit kerkon:
Inxhinier/re Ndertimi per Objekte Civile dhe Rruge

Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin,
specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shendetit në punë.

Detyrat

Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menexhimit të cilësisë të kompanisë.
Marjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipermarrjes
Organizimin dhe Kordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime në kantier
Kordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza të caktuara.
Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëore.
Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.

Kualifikimet

Edukimi:

Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi. Gjuhe te huaj preferohet italisht dhe anglisht.

Kualifikime te tjera:

Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT)

Aftësi të tjera:
Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

Shënime
ShënimeTe interesuarit mund te dergojne email me cv e tyre ne info@rgrgroup.al
 


Apply
Back
Top