• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier ndertimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“Ed Konstruksion” sh.p.k, kompani lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri kërkon të punësojë Inxhinier Zbatimi (Ndërtimi).

Detyrat:
-Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
-Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret për diskutim apo miratim;
-Zbaton te gjithe metodologjine e ndertimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme per opsionet me te mira Menaxherit per realizimin e grafikut te punimeve;
-Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
-Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe ploteson dokumentacionet perkatese;
-Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve;
-Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
-Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librezat e Masave dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet;
-Certifikon librezat e masave per punimet qe kryhen nga pale te ndryshme ne kantier;
-Harton dhe Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;
-Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
-Raporton tek Menaxheri Projektit ose Drejtori i Kantierit.

Kualifikimet
-Kerkohet minimalisht 3 vite eksperienc.
-Kerkohen programet inxhinierike si AutoCad si dhe Paketa Office etj.
-Perben perparesi njohja e gjuhes se huaj Anglisht.

Dergo aplikimin tend
Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të dërgoni CV-në tuaj me foto, ne adresen e e-mailit: burimenjerezore@ed-konstruksion.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top