• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi - Menaxher/Koordinator Objekti

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria "Gjoka Konstruksion" sh.a kërkon të punësojë:

Inxhinier Ndërtimi – Menaxher/Koordinator Objekti (në zyrë)

Detyrat
  • Përpilimi i të gjithë dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
  • Hartimi i situacioneve mujore për nënkontraktorët e projektit, si dhe situacionet mujore kundrejt Klientit/ Investitorit.
  • Zbërthen në sasi dhe vlerë punimet e situacionuara;
  • Korrespondenca në lidhje me kontratën që po ndjek;
  • Analizimi i problematikave, dhënia e sugjerimeve për zgjedhjen e saj dhe ndjekja deri në zgjidhje.
  • Detyra të tjera siç mund të nevojiten/ kërkohen për dorëzimin e kontratës tek Investitori.
Kualifikimet
  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit,
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vite në ndjekje kontratash në kompani të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të jetë përdorues i programit AutoCAD, njohuri në programe të tjera përbëjnë avantazh;
  • Të njohë mirë programet bazë kompjuterike si: Paketa MS Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, menaxheriale dhe organizuese.
Te gjithe te interesuarit mund te dergojne CV e tyre ne adresen e emailit hr.gjoka@gmail.com deri ne date 01.11.2025
 


Apply
Back
Top