• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
EuroElektra Sh.p.k prezente mbi 12 vjet në treg, është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke ofruar zgjidhje me anë të projekteve të teknologjisë më të avancuar, në Shqipëri dhe rajon. Është e pranishme me zgjidhje inovative për sistemet e menaxhimit të energjisë si “energji djellore” dhe “karikuesit e veturave elektrike”. Ofron shërbime projektimi dhe promovon sisteme të avancuara për godina, tregtare, industriale dhe rezidencile. Gjithashtu ofron shitje me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë “Inxhinier Mekanik”.

Kërkesat dhe kualifikimet:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Inxhinieri Mekanike ose profile ekuivalente
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit. Pasja e eksperiences ne dizenjim profilesh dhe strukturash konsiderohet avantazh.
  • Të zotërojë programet kompjuterike AutoCAD, Tekla, Solidworks.
  • Të jetë i aftë të përballojë ngarkesat e punës në projektim dhe supervizim. Përbën avantazh pasja e rezultateve të larta në universitet në lëndët teknike dhe grafikën inxhinierike, si dhe eksperienca në studio projektimi.
  • Të zotërojë gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
  • Të ketë leje drejtimi automjeti të kategorise B
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe zgjidhjes fleksibel të problematikave te ndryshme gjate procesit të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë :


  • Kryen dizenjimin e profileve, elementëve apo detaleve që kërkohet nga shoqëria.
  • Dizenjon dhe projekton struktura dhe konstruksione metalike duke kryer llogaritjet e duhura teknike për qëndrueshmerine e tyre dhe aftësitë mbajtëse.
  • Krijon dhe vendos procedura kontrolli për të garantuar montimin eficient të strukturave.
  • Udhëzon, monitoron dhe mbikqyr personelin në zbatim, për montimin e strukturave, përdorimin e pajsjeve dhe zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.
  • Pergatit listat e materialeve dhe sigurohet për plotësimin e tyre sipas projekteve të kompanisë.
  • Detyra të tjera te dhëna nga punëdhënësi brenda profilit të pozicionit të punës.

Ofrojmë:

  • Mjedis pune dinamik, miqësor dhe bashkëpunues.
  • Kualifikim profesional në menyrë të vazhdueshme me kompani të huaja prestigjoze në sektor .
  • Mundësi rritje personale dhe profesionale brënda kompanisë.
  • Pagesa konkurrese në tregun e punës.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: hr@euroelektra.al
ose kontaktojnë në numrin e telefonit: 0672071043.

Ju mirëpresim!
EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tiranë

Tel: +355 42 476 501
e-mail: info@euroelektra.al
Web: http://euroelektra.al
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/euroelektra/
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/





Cel. : 0672071043
 


Apply WhatsApp
Back
Top