• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
Kompania e Inspektimit, Certifikimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Swiss Approval Albania shpk, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një (1) Inxhinier Mekanik.

Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti:

  1. Të jetë i/e diplomuar në Inxhinieri Mekanike;
  2. Të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë pune;
  3. Të ketë njohuri të avancuara në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe të njohë shumë mirë programet e tjera inxhinierike;
  4. Të ketë njohje shumë të mira të normativave dhe standarteve për instalimet HVAC dhe mekanike;
  5. Të ketë njohuri të profesionale të gjuhës angleze;
  6. Të zotërojë leje drejtimi kategoria B;
  7. Të jetë fleksibël me oraret dhe punën në terren.

Detyrat e punës që do të përmbushë:

  1. Harton projekte mekanike dhe teknologjike (kryesisht projekte industriale);
  2. Harton projekte mekanike për impiante prodhues, përpunues, transportues dhe depozitimi (kryesisht për hidrokarbure);
  3. Rishikon & rivlerëson nga ana teknike projektet e realizuara nga të tretë;
  4. Përgatit relacione mekanike si dhe përgatit specifikimet teknike dhe preventivat për projektet mekanike;
  5. Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
  6. Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e efikasitetit në punë;
  7. Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
  8. Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punës.

Kompania ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

Të interesuarit të dërgojnë:

  1. CV të detajuar;
  2. Diploma në Inxhinieri Mekanike;
  3. Certifikata të tjera trajnimesh/specializimesh (nëse ka);

në adresën info@swissapproval.al deri më 15.03.2021

Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.

Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Swiss Approval Albania ju uron suksese!
 


Apply WhatsApp
Back
Top