• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Kompania e Inspektimit, Certifikimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Swiss Approval Albania shpk, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një (1) Inxhinier Elektrik ​me kohë të plotë.
Detyrat

Detyrat e punës që do të përmbushë:

  • Kryen Inspektime elektrike të impianteve elektrike Harton projekte elektrike (kryesisht projekte industriale);
  • Harton projekte elektrike për impiante prodhues te energjisë elektrike;
  • Rishikon & rivlerëson nga ana teknike projektet e realizuara nga të tretë;
  • Vizaton në AutoCAD (dhe/ose ne programe te tjera MEP) projekte elektrike si dhe përshtat projekte të tjera teknike;
  • Përgatit relacione elektrike, specifikimet teknike dhe preventivat për projektet elektrike;
  • Llogarit dhe dimensionon sisteme të ndryshme elektrike;
  • Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori dhe/ose te stafi drejtues i shoqërisë, mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
  • Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e efiçencës në punë;
  • Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
  • Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punës.
Kualifikimet
Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti:

  • Të jetë i/e diplomuar në Inxhinieri Elektrike;
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune (e preferueshme);
  • Të ketë njohuri të avancuara në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe programe të tjera inxhinierike;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të normativave dhe standardeve për instalimet elektrike;
  • Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze;
  • Të jetë i/e aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht dhe t'i përmbahet afateve;
  • Të zotërojë leje drejtimi kategoria B.
Të interesuarit të dërgojnë:

  • CV të detajuar;
  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike;
  • Certifikata të trajnimeve ose specializimeve pasuniversitare (nëse ka); në adresën omara@swissapproval.al deri më 31.01.2024.
Kompania ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Swiss Approval Albania ju uron suksese!

 


Apply WhatsApp
Back
Top