• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier elektrik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
EuroElektra Sh.p.k prezente mbi 12 vjet në treg, është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke ofruar zgjidhje me anë të projekteve të teknologjisë më të avancuar, në Shqipëri dhe rajon. Është e pranishme me zgjidhje inovative për sistemet e menaxhimit të energjisë si “energji djellore” dhe “karikuesit e veturave elektrike”. Ofron shërbime projektimi dhe promovon sisteme të avancuara për godina, tregtare, industriale dhe rezidencile. Gjithashtu ofron shitje me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë “Inxhinier Elektrik”.

Kërkesat dhe kualifikimet:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Inxhinieri Elektrike ose profile ekuivalente
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit. Pasja e eksperiences ose njohurive mbi energjinë e rinovueshme përbën avantazh.
  • Të zotërojë shumë mirë programet AutoCAD dhe Microsoft Office. Njohja dhe përdorimi i programeve të tjera inxhinierike përbën avantazh.
  • Të jetë i aftë të përballojë ngarkesat e punës në projektim dhe supervizim. Përbën avantazh pasja e rezultateve të larta në universitet në lëndët teknike dhe grafikën inxhinierike, si dhe eksperienca në studio projektimi.
  • Të zotërojë gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
  • Të ketë leje drejtimi automjeti të kategorise B
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe zgjidhjes fleksibel të problematikave te ndryshme gjate procesit të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë :


  • Realizon inspektime pranë subjekteve për marrjen e të gjitha informacioneve dhe detajeve të nevojshme për hartimin e projektit fotovoltaike.
  • Përgatit projektet teknike të detajuara për impiante fotovoltaike dhe të gjitha materialet shoqëruese të projektit, si relacione teknike, listat e materialeve, grafikun e punimeve, etj.
  • Kompozon kuadrot elektrik të shpërndarjes në tension të ulët për impiante fotovoltaike me anë te software përkatës.
  • Para fillimit të punimeve analizon projektin dhe detajon preventivin për punimet elektrike për të bërë të mundur llogaritjen paraprake të kostove të impianteve.
  • Kujdeset për detajimin e saktë të preventivit duke përfshire të gjithë zërat e domosdoshëm që do të jenë pjesë e objektit sipas specifikimeve teknike duke ruajtur standartet që aplikon kompania.
  • Jep sqarime dhe instruksione të vazhdueshme inxhinerit në kantier ose teknikeve mbi zbatimin e projektit dhe realizimin e kushteve teknike.
  • Shpjegon projektet teknike fotovoltaike për tekniket e zbatimit dhe suportimi i vazhdueshëm për ndryshimet e nevojshme që lindin gjatë zbatimit.
  • Koordinohet me magazinën dhe logjistiken për të identifikuar materialet e nevojshme për realizimin e projektit dhe përgatit listat e këtyre materialeve.
  • Përgatit dokumentacioni teknik që shoqëron projektin.
  • Të asistoje menaxherin e projekteve dhe përgjegjësit e grupeve në zgjidhjen e problematikave gjatë zbatimit të projektit.
  • Të hartojë bazën e dokumentave nga fillimi, deri në dorëzimin përfundimtar të objekteve.

Ofrojmë:

  • Mjedis pune dinamik, miqësor dhe bashkëpunues.
  • Kualifikim profesional në menyrë të vazhdueshme me kompani të huaja prestigjoze në sektor .
  • Mundësi rritje personale dhe profesionale brënda kompanisë.
  • Pagesa konkurrese në tregun e punës.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: hr@euroelektra.al
ose kontaktojnë në numrin e telefonit: 0672071043.

Ju mirëpresim!
EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tiranë

Tel: +355 42 476 501
e-mail: info@euroelektra.al
Web: http://euroelektra.al
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/euroelektra/
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/



Cel. : 0672071043
 


Apply WhatsApp
Back
Top