• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik (Junior)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Kompania e Inspektimit, Certifikimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Swiss Approval Albania shpk, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një (1) Inxhinier Elektrik (Junior)

Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti:

  1. Të jetë i/e diplomuar në Inxhinieri Elektrike (e preferueshme drejtimi “Energjitikë”);
  2. Të ketë njohuri bazë në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe programe të tjera inxhinierike;
  3. Të ketë njohuri të normativave dhe standardeve për instalimet elektrike;
  4. Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze;
  5. Të jetë i/e aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht dhe t’i përmbahet afateve;
  6. Të zotërojë leje drejtimi kategoria B.

Detyrat e punës që do të përmbushë:

  1. Kryen Inspektime elektrike të impianteve elektrike;
  2. Rishikon & rivlerëson nga ana teknike projektet e realizuara nga të tretë;
  3. Vizaton në AutoCAD (dhe/ose ne programe te tjera MEP) projekte elektrike si dhe përshtat projekte të tjera teknike;
  4. Përgatit relacione elektrike, specifikimet teknike dhe preventivat për projektet elektrike;
  5. Llogarit dhe dimensionon sisteme të ndryshme elektrike;
  6. Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori dhe/ose te stafi drejtues i shoqërisë, mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
  7. Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e efiçencës në punë;
  8. Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
  9. Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punës.


Kompania ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.
Të interesuarit të dërgojnë:

  1. CV të detajuar;
  2. Diplomë në Inxhinieri Elektrike;
  3. Certifikata të trajnimeve ose specializimeve pasuniversitare (nëse ka);

në adresën info@swissapproval.al deri më 15.06.2021

Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Swiss Approval Albania ju uron suksese!
 


Apply WhatsApp
Back
Top