• Tirane, ofroj vend pune Inxhiner Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
Kompania e Inspektimit, Certifikimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Swiss Approval Albania shpk,
me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një (1) Inxhinier Mekanik.

Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti:

  1. Të jetë i/e diplomuar në Inxhinieri Mekanike;
  2. Të ketë njohuri në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe të njohë shumë mirë programet e tjera inxhinierike;
  3. Të ketë njohuri të profesionale të gjuhës angleze;
  4. Të zotërojë leje drejtimi kategoria B.
  5. Eksperienca e punës përbën avantazh.

Detyrat e punës:

  1. Kryen punë në terren apo në zyrë, sipas nevojës;
  2. Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
  3. Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
  4. Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punës.

Kompania ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

Të interesuarit të dërgojnë:

  1. CV të detajuar;
  2. Diploma apo certifikata të tjera trajnimesh/specializimesh (nëse ka);

në adresën info@swissapproval.al deri më 15.04.2022

Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Swiss Approval Albania ju uron suksese!
 


Apply WhatsApp
Back
Top