• Tirane, ofroj vend pune Intership Specialist Jurist

Magnum Opus Group (MOG) në bashkëpunim me Ardex - Consulting,
me një eksperiencë të gjatë në fushën e menaxhimit të projekteve, shërbimeve të integruara të konsulencës,
ngritjen e sistemeve dhe ristrukturimin e organizatave publike & private, përgatitjen dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave,
njofton se ka shpallur Mundësinë e Punësimit për pozicionin Specialist Juriste, nëpërmjet zhvillimit të “Internship-it”.

Ftojmë të aplikojnë të gjithë të interesuarit që plotësojnë specifikimet si më poshtë:

  • Kanë përfunduar studimet master në fushën e drejtësisë ose janë në proces diplomimi;
  • Kanë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Kanë njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Dëshirojnë të zhvillohen në fushën ligjore dhe janë të vetmotivuar

Për t’u bërë pjesë e procesit përzgjedhës, të interesuarit mund të dërgojnë CV në adresën: pune@mog.al.

Afati për aplikim: 28 shkurt 2019
 


Apply
Back
Top