• Tirane, ofroj vend pune HSE Officer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
  3. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Pozicioni: HSE Officer


Përshkrimi i Punës

Specialisti HSE është përgjegjës për zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave dhe procedurave të shëndetit, sigurisë dhe mjedisit në kompani. Ky rol siguron që të gjitha aktivitetet e punës të kryhen në përputhje me ligjet dhe standardet përkatëse, duke mbrojtur punonjësit, kontraktorët dhe mjedisin.


Detyrat e përgjithshme të rolit:

  • Harton, zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat HSE në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare.
  • Kryen trajnime dhe sensibilizime për punonjësit mbi shëndetin, sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
  • Inspekton rregullisht vendet e punës dhe identifikon rreziqet potenciale, duke propozuar masa parandaluese.
  • Regjistron dhe heton aksidentet, incidentet dhe ngjarjet e afërta, si dhe përgatit raporte analitike.
  • Koordinon me drejtuesit e projekteve për zbatimin e planeve të sigurisë dhe planeve të emergjencës.
  • Monitoron përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) dhe siguron standardet e duhura të mbrojtjes.
  • Ndjek inspektimet nga autoritetet shtetërore dhe siguron përmbushjen e rekomandimeve të tyre.
  • Promovon kulturën e sigurisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm në kompani.

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Diplomë e nivelit Bachelor ose Master në Inxhinieri.
  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e HSE në sektorë të ndërtimit, energjisë.
  • Njohuri të legjislacionit dhe standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare për HSE.
  • Aftësi për të hartuar procedura, raporte dhe dokumentacion teknik.
  • Aftësi të mira komunikimi, trajnimi dhe punë në grup.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Leje drejtimi e kategorisë B
Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme
.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top