• Tirane, ofroj vend pune Horeca National Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Horeca National Manager

Qëllimi i punës:


Të udhëheqë dhe zhvillojë strategjinë kombëtare për kanalin HoReCa (Hotel/ Restorant/ Café/ Catering), në përputhje me objektivat tregtare të CCB. Ky rol është përgjegjës për ndërtimin e një strukture kombëtare, rritjen e pranisë dhe distribucionit të markave në këtë kanal si dhe për optimizimin e ekzekutimit tregtar nëpërmjet bashkëpunimit me departamente të tjera si Marketingu, Financa dhe Zinxhiri i Furnizimit.

Roli dhe përgjegjësitë:
  • Kontributi ne hartim dhe ekzekutimi i strategjisë kombëtare për zhvillimin e kanalit HoReCa.
  • Ndërtimi dhe menaxhimi i ekipit të specializuar për këtë kanal.
  • Vendosja e objektivave, monitorimi i performancës dhe zhvillimi i planeve taktike për rritje.
  • Identifikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientë kyç në HoReCa
  • Bashkëpunim i ngushtë me marketingun për implementimin e fushatave, promovimeve dhe lançimeve të reja.
  • Sigurimi i përmbushjes së standardeve të ekzekutimit në terren.
  • Përdorimi i analizave të të dhënave për të matur suksesin dhe identifikuar mundësi për përmirësim.
  • Koordinimi me ekipet e Zinxhirit të Furnizimit për planifikimin dhe disponueshmërinë e produkteve.
  • Kontribut në zhvillimin e politikave të çmimit, paketimit dhe marrëveshjeve komerciale për klientët HoReCa.
  • Përfaqësimi i CCBS në takime me partnerë strategjikë të këtij kanali.
Aftësitë dhe kualifikimet
  • Minimum 5 vite eksperiencë në FMCG, në role drejtuese në shitje dhe/ose menaxhimin e kanalit HoReCa.
  • Eksperiencë në ndërtimin dhe udhëheqjen e ekipeve të shitjes.
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe strategjike.
  • Njohuri të avancuara të paketës Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
  • Aftësi të forta drejtuese dhe organizativ
  • Aftësi komunikimi dhe negocimi me klientë kyç dhe ekipe të brendshme
  • Analizë të tregut dhe zhvillim strategjish tregtare
  • Zbatim i taktikave të ekzekutimit në terren
  • Lidership për orientimin e skuadres drejt rezultateve dhe zgjidhjen e problemeve komplekse
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Gjuha italiane përbën avantazh.
  • Patentë dhe gatishmëri për udhëtime në terren në gjithë Shqipërinë
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 20/12/2025.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top