• Tirane, ofroj vend pune Head of Training

Tirane
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,
po kërkon të punesojë një Head of Training për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Detyrat dhe përgjegjësitë
  1. Strategjia e Trajnimeve - Zhvillon strategjinë vjetore të trajnimit, identifikon nevojat për trajnim në përputhje me objektivat e Kastrati Group.
  2. Zhvillimi i Soft Skills - Harton dhe implementon programe trajnimi për komunikimin,lidership, menaxhim emocionesh, menaxhim konflikti, etj.
  3. On-the-Job Trainings - Zhvillon manuale, udhëzues operacionale dhe materiale praktike për trajnime në vendin e punës.
  4. Menaxhimi i Programeve të Trajnimit - Harton kalendarin vjetor të trajnimeve dhe siguron realizimin e tyre sipas planifikimit.
  5. Matja dhe Raportimi i Performancës - Ndjek pjesëmarrjen, përfundimin dhe efektivitetin e trajnimeve përmes KPI-ve të përcaktuara.
  6. Menaxhimi dhe Udhëheqja e Ekipit - Drejton ekipin e trajnimeve duke mbështetur rritjen profesionale të secilit anëtarë.
Kualifikimet dhe Eksperienca:
  • Arsimi i lartë në Menaxhim, Psikologji, Shkenca Sociale, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në Training & Development, në role të ngjashme drejtuese.
  • Eksperiencë e provuar në soft skills training dhe programe on-the-job.
  • Eksperiencë në menaxhim ekipesh dhe projekteve ndërdepartamentale.
  • Komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim në të dyja gjuhët (shqip/anglisht).
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
 


Apply
Back
Top