Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili operon në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Graphic Designer
Qëllimi i pozicionit:
Të krijojë dhe zhvillojë materiale grafike kreative për përdorim në mediat sociale dhe kanalet offline, duke kontribuar në komunikimin vizual dhe promovimin e produkteve dhe aktiviteteve të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Planifikimi dhe zhvillimi i koncepteve grafike duke analizuar informacionin dhe materialet përkatëse.
- Krijimi dhe ilustrimi i koncepteve grafike dhe prezantimi i tyre për miratim.
- Përgatitja e materialeve përfundimtare duke përdorur programet dhe pajisjet e nevojshme të dizajnit.
- Koordinimi dhe bashkëpunimi me ekipet përkatëse për realizimin e projekteve.
- Kontribut aktiv në përmbushjen e objektivave të ekipit të marketingut dhe komunikimit.
- Rishikimi i materialeve grafike dhe sugjerimi i përmirësimeve kur është e nevojshme.
- Diplomë universitare në Dizajn Grafik, Arte Vizuale ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune si Graphic Designer ose në pozicione të ngjashme.
- Portofol i punëve të realizuara.
- Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator.
- Njohuritë në Adobe Premiere dhe After Effects përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira në menaxhimin e kohës dhe respektimin e afateve.
- Aftësi për të dhënë dhe për të pranuar kritika konstruktive.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi krijuese.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
ose
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
Apply WhatsApp