Tirane, ofroj vend pune Financiere
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti në emër të Klientit të saj, po kërkon një kandidat potencial për pozicionin e Financieres. Në këtë rol, ju do të jeni përgjegjës per operacionet financiare të kompanisë.
Detyrat dhe Pergjegjësitë:
- Regjistron në mënyrë sistematike të gjitha veprimet në kontabilitet, në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.
- Merr pjesë në menaxhimin e kontabilitetit te kompanisë, evidenton problemet dhe përcakton mënyrat e zgjidhjeve.
- Përgatit Pasqyra financiare, Raporte periodike financiare, ose Analiza të veçanta dhe raporte informative.
- Menaxhon përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve, dokumenteve të kontrollit, buxhetet e departamenteve, etj.
- Propozon procedura të reja ose përmirësime të procedurave ekzistuese që lidhen me Financën.
- Përditëson vazhdimisht njohuritë e punës duke qendruar në koherencë me ndryshimet ligjore, fiskale, etj.
- Zhvillon dhe përmirëson modele të ndryshme financiare, raportimeve, duke pasur parasysh ndryshimet ligjore.
- Merr pjesë në auditimet periodike dhe problematika të tjera të shtruara nga Pergjegjesi.
- Mban marrëdeniet me furnitoret dhe klientët
Kërkesat për këtë pozicion:
Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë).
Eksperienca: Minimumi 3-vite eksperiencë në këtë pozicion.
Aftësitë dhe kompetencat:
- Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze.
- Të njohë shumë mirë programin Financa 5.
- Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
- Të njohë shumë mirë magazinën, kodet dhe lëvizjet e brendshme.
- Të njohë dhe të realizojë plotësisht në program procesin e blerjes, shitjes dhe inventarizimit të mallit.
- Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
- Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.
- Vëmendje shumë e mirë ndaj detajeve.
- Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.
- Preferohen persona që kanë synim një marrëdhënie pune afatgjatë!
Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: rekrutim@profesionisti.al.
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp