• Tirane, ofroj vend pune Financier/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
New Development, kompani që ofron shërbime dhe produkte në fushën e telefonisë, kërkon të punësojë Financier/e.


Përgjegjësitë kryesore:

Përgjegjëse për shëndetin financiar të kompanisë.
Përpilimi i raporteve financiare dhe zhvillimi i strategjive të bazuara në kërkimet financiare.
Udhëzimi i drejtuesve të lartë në marrjen e vendimeve të shëndosha të biznesit në afat të gjatë dhe të shkurtër.


  • Monitoron operacionet financiare të përditshme brenda kompanisë, të tilla si lista e pagesave, faturimi dhe transaksione të tjera, përgatitja dhe deklarimi i taksave, kontrolli, banka, arka, investimet dhe nevoja të tjera financiare.
  • Analizon statusin financiar dhe performancën e kompanisë për të identifikuar fushat për përmirësim të mundshëm.
  • Analizon metoda për minimizimin e rrezikut financiar për kompaninë.
  • Siguron informacion dhe parashikime për drejtuesit për të ndihmuar në vendimmarrjen afatgjatë dhe afatshkurtër.
  • Rishikon të dhënat financiare dhe përgatit raporte mujore dhe vjetore.
  • Paraqet raporte financiare tek anëtarët e bordit, palët e interesuara, drejtuesit dhe klientët në takimet zyrtare.
Aftësitë e kërkuara:

  • Qendron i azhornuar me përparimet teknologjike dhe softuerin e kontabilitetit që do të përdoren për qëllime financiare.
  • I përmbahet rigorozisht politikave dhe procedurave financiare për kompaninë.
  • Qëndron gjithmonë i azhornuar me ndryshimet e legjislacionit tatimor.
  • Ruan frymën e bashkëpunimit brenda departamentit.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën zyrtare të email-it: hr@lespot.al
 


Apply
Back
Top