• Tirane, ofroj vend pune finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Astir | Unaza e re | Teodor Keko
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Arvis shpk kerkon te punesoj Financier/e me eksperience pune

Qëllimi i punës së shefes së financave është të planifikojë, drejtojë dhe kontrollojë aktivitetet financiare të kompanisë, duke garantuar menaxhim efikas të burimeve financiare, raportim të saktë, përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe mbështetje strategjike për drejtimin e kompanisë në arritjen e objektivave afatshkurtra dhe afatgjata.

DETYRAT DHE PERGJEGJESITE
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive financiare në përputhje me qëllimet e kompanisë.
  • Përgatitja e raporteve financiare/bilanceve në mënyrë periodike sipas kërkesave të kompanisë.
  • Rakordimi i faturave të shitjes dhe blerjes me lëvizjet bankare dhe arkën në sistemin financiar.
  • Përditësimi i të dhënave financiare të aktiviteteve të import–eksportit, duke siguruar regjistrime të sakta dhe raportim.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal dhe tatimor.
  • Identifikimi i problematikave financiare dhe propozimi i zgjidhjeve të tyre.
  • Mbikëqyrja e procedurave të brendshme financiare dhe përmirësimi i tyre.
  • Mbështetja e drejtuesve të shoqërisë në vendimmarrje strategjike financiare.
  • Manaxhimi i personelit të departamentit të Financës në varësi të saj për sa i përket caktimit të detyrave, kritereve të vlerësimit të performancës si edhe procedurave të monitorimit të punës së tyre.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
  • Diplomë universitare në financë, ekonomi ose kontabilitet.
  • Të ketë minimalisht 5 vite eksperiencë pune në të njëjtin profil
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe tatimor.
  • Eksperiencë në përgatitjen e raporteve financiare dhe buxheteve.
  • Aftësi për të drejtuar, bashkëpunuar dhe komunikuar në mënyrë efektive me departamentet e tjera të kompanisë.
  • Aftësi të mira vëzhguese dhe analitike.
  • Integritet, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion
  • Aftësi shumë të mira të programeve financiare (Alpha) dhe paketës Office
Te interesuarit mund te dergojne nje Cv ne adresen e emailit xhesika.isufaj@arvis.al
 


Apply
Back
Top