• Tirane, ofroj vend pune Elektricist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Telelink Infra Services SHPK kërkon të punësojë një Elektricist me përvojë për punime në tension të ulët dhe të mesëm, instalime dhe mirëmbajtje të pajisjeve elektrike, paneleve, si dhe ndërhyrje në shtylla dhe linja ajrore. Kandidati ideal duhet të jetë i aftë të punojë në lartësi dhe në kushte terreni të vështira, duke respektuar standardet e sigurisë dhe masat e mbrojtjes në punë.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Kryerja e punimeve në rrjetet elektrike të tensionit të mesëm dhe te ulet.
  • Instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve elektrike dhe paneleve.
  • Punime në shtylla dhe linja ajrore, përfshirë ndërhyrjet në lartësi.
  • Plotesim, raportim dhe dokumentim të detyrave ditore.
  • Zbatimi rigoroz i masave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë.
  • Reagim i shpejtë dhe ndërhyrje në situata emergjente.
  • Bashkëpunim dhe komunikim efektiv me kolegët dhe eprorët.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Arsimi i mesëm profesional në profilin elektrik.
  • Certifikatë sigurimi teknik për punime në linja elektrike, panele elektrike dhe punime në shtylle.
  • Leje drejtimi klasa B dhe aftësi për të drejtuar në terrene të vështira.
  • Disponueshmëri dhe fleksibilitet për ndërhyrje jashtë orarit të zakonshëm.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe respekt për hierarkinë organizative.
Për të aplikuar:
Dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: hr@telelinkinfra.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top