• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
"Electric System Albania" shpk, i ka fillimet e saj qe nga viti 2005 dhe eshte nje kompani e konsoliduar dhe me nje pervoje te gjate ne treg.
Kjo kompani operon ne fushen e tregetimit te materialeve elektrike, ndertimit te linjave elektrike, ndricimit rrugor, paneleve elektrike etj.

"ESA" shpk shpall vendin vakant per Ekonomiste.

Detyrat


  • Te mbaje ne menyre periodike dhe sistematike levizjet e arkes dhe ti rregjistroje ato ne llogarite perkatese.
  • Te rregjistroje faturat e shitjeve dhe blerjeve ne programet qe perdor kompania.
  • Te mbaje dhe dokumentoje ne menyre te rregullt dhe sistematike veprimet e shitje-blerje-magazine-arke etj.
  • Te ndjeke rregullisht dhe sakte kartelat e klienteve dhe furnitoreve.
  • Te rakordoje vazhdimisht programin financiar qe perdor shoqeria me portalin selfcare dhe te raportoje per cdo problem.
  • Pergatitja e raporteve te ndryshme sipas kerkesave te eproreve.
  • Cdo detyre tjeter qe mund ti ngarkohet nga eprori gjate procesit te punes.

Kualifikimet


  • Te kete mbaruar Fakultetin Ekonomik.
  • Te kete ekperience pune si ekonomiste minimalisht 1 vit.
  • Te kete njohuri te programit financiar Alphaweb (preferohet te kete njohuri edhe te programit Alphabusiness dhe DevPos).
  • Te njohe shume mire paketen Office.
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze.
  • Te jete bashkepunuese dhe afte te punoje ne grup.
  • Te kete aftesi te mira komunikimi dhe e gatshme per te mesuar dhe kuptuar procesin e punes dhe funksionimin e kompanise.
  • Te jete sistematike dhe e gatshme per te permbushur objektivat brenda afateve te cakuara.

Adresa Vaqarr, Tirane.
Transporti i siguruar nga kompania.

- Mirepresim CV-te e aplikanteve deri ne date 15/04/2023 ne adresen e e-mailit: info@electricsystem.al
 


Apply
Back
Top