Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste (junior) – 2 N sh.p.k
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
2 N shpk, një kompani ndërtimi në zgjerim të stafit të saj financiar, kërkon të punësojë një Ekonomiste me pak eksperiencë pune për të mbështetur zyrën financiare, me fokus në sistemimin dhe rakordimin e faturave të blerjes dhe shitjes, si dhe ndihmë në mbarëvajtjen e procesit të brendshëm administrativ financiar.
Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në email: hr.2nshpk@gmail.com.
Për pyetje të tjera mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: 0688513500.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Sistemimi dhe arkivimi i faturave të shitjes dhe blerjes sipas periudhave dhe kategorive.
- Rakordimi i faturave të blerjes me dokumentacionin përkatës dhe me sektorin e magazinës.
- Rakordimi i faturave të shitjes me kontratat dhe dokumentet shoqëruese të projekteve.
- Përditësimi i regjistrave të brendshëm financiarë dhe bazave të të dhënave.
- Mbështetja në përgatitjen e materialeve për deklarimet mujore (TVSH, tatime të tjera).
- Komunikimi me sektorët e brendshëm të kompanisë për saktësimin e të dhënave financiare.
- Ndihmë në detyra të tjera të përditshme kontabël sipas kërkesës së eprorëve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet.
- Eksperiencë pune 0–2 vite në një rol të ngjashëm (praktika ose punë e mëparshme përbëjnë avantazh).
- Njohuri bazë të kontabilitetit dhe procedurave fiskale.
- Njohje e programeve bazë kontabël dhe shumë mirë Microsoft Excel.
- Aftësi të mira organizative dhe përpunimi të dokumentacionit.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzimet e dhëna.
Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në email: hr.2nshpk@gmail.com.
Për pyetje të tjera mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: 0688513500.
Apply WhatsApp