• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
"2 N" sh.p.k i kërkon të punësojë një Ekonomist/Ekonomiste me eksperiencë për të mbështetur menaxhimin financiar dhe administrativ të projekteve të ndërtimit. Pozicioni kërkon përkushtim, saktësi dhe njohuri shumë të mira financiare dhe kontabël.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Mbajtja dhe përditësimi i regjistrave financiarë dhe kontabël sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Përgatitja e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore për nevojat e kompanisë dhe institucioneve tatimore.
  3. Ndjekja dhe kontrolli i kostove për projektet në ndërtim.
  4. Koordinimi me zyrën teknike për buxhetet e projekteve dhe analizat e kostos.
  5. Deklarimi i detyrimeve tatimore (TVSH, TAP, sigurime shoqërore, etj.) dhe bashkëpunimi me DPT.
  6. Menaxhimi i marrëdhënieve me bankat, furnitorët dhe klientët në aspektin financiar.
  7. Hartimi i raporteve të brendshme për analizën e performancës financiare të projekteve.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  1. Diplomë e nivelit Master në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet.
  2. Eksperiencë të paktën 2 vite në pozicion të ngjashëm, përparësi në sektorin e ndërtimit.
  3. Njohuri shumë të mira të programeve kontabël (p.sh. Alpha, Finance 5, ose të ngjashme).
  4. Njohuri të thelluara të legjislacionit fiskal dhe procedurave tatimore në Shqipëri.
  5. Aftësi analitike dhe organizative shumë të mira.
  6. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, nën presion dhe me afate.
  7. Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorim i avancuar i Excel-it.
Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në email: hr.2nshpk@gmail.com.

Për pyetje të tjera mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: 0688513500.
 


Apply WhatsApp
Back
Top