• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e-Faturist/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti lider në treg në fushën e arredimit, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Ekonomist/e-Faturist/e


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistron faturën e TVSH në bazë të ofertës së shitjes të përpiluar në F5 duke komunikuar me Menaxherin e Shitjes apo arkitektin në momentin që materiali duhet të bëhet gati për tu lëvruar tek klienti.
  • Çelja e klientit në sistem në F5 sipas rasteve dhe në F5 e Tvsh
  • Pas lëshimit të faturës së bërë nga faturisti dhe firmosjes së fatures së shitjes ( Preventivi F5) nga të dy palët, klienti duhet të drejtohet te ekonomisti për faturën tatimore të shitjes.
  • Në momentin që bëhet Fatura Tvsh, kontrollon që çmimet e shitjes të jenë në përputhje me preventivët që janë në server.
  • Rakordim me ekonomistin-arkëtar për mbylljen e veprimeve të ditës.
  • Rakordim dhe Kontrollim i vazhdueshëm preventivat e serverit të realizuar nga shitja me Faturat në F5, në F5 e -tvsh pasi malli ka lëvruar tek klienti, sipas llojeve të klientëve të kërkuar nga Eprorët
  • Përpilimi i transfertave bankare për furnitorët e huaj apo vendas dhe dërgimi i tyre sipas destinacionit të bankave, duke rakorduar arkën dhe bankën. Në mungesë të Shefit të financës bën transferta bankare.
  • Regjistrimi në financë të shpenzimet e jashtme për arkitektët e jashtëm, hidraulikë, ustallarë duke u bazuar te arkëtimet e realizuar nga klientët sipas skemës së miratuar nga Eprorët e Shoqërisë.
  • Rakordim i librave të shitjes së tvsh çdo muaj dhe kontrollim periodik i kuponave të kasës që janë prerë sipas faturave të shitjes së tvsh para se të bëhet deklarimi i tyre.

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi:
Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Dega Financë-Kontabilitet)
Eksperienca: Minimumi 3-vite eksperiencë në këtë pozicion.
Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në retail, kompani arredimi etj.

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;
  • Aftësi shumë të mira organizative, për të zgjidhur situata të ndryshme me efikasitet;
  • Të gatshëm për të mësuar vazhdimisht dhe per t'i parë proçeset në detaje;
  • Njohje shumë e mire e programeve kompjuterike dhe Financa 5


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [B]rekrutim@profesionisti.al[/B] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top