• Tirane, ofroj vend pune Drejtor/e të Burimeve Njerëzore (HR Director)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania e sigurimeve Intersig Vienna Insurance Group po kërkon një Drejtor/e të Burimeve Njerëzore (HR Director) për t’u bashkuar me ekipin tonë drejtues.

👔 Detyrat kryesore:

• Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të burimeve njerëzore në përputhje me objektivat e kompanisë;

• Menaxhimi i proceseve të rekrutimit, trajnimit dhe vlerësimit të performancës;

• Krijimi i një kulture pune motivuese dhe bashkëpunuese;

• Monitorimi i politikave të brendshme dhe përputhshmërisë ligjore;

• Bashkëpunimi me drejtuesit e departamenteve për zhvillimin e stafit dhe strukturës organizative.

🎯 Kërkesat:

• Diplomë universitare në Shkenca Shoqërore, Ekonomi ose Menaxhim;

• Eksperiencë minimale 3–5 vjet në drejtim të burimeve njerëzore;

• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, udhëheqjeje dhe vendimmarrjeje;

• Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe procedurave HR;

• Njohja e gjuhës angleze (niveli i avancuar).

💼 Ne ofrojmë:

• Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;

• Mundësi zhvillimi dhe ndikimi real në strukturën e kompanisë;

• Paketë përfitimesh konkurruese dhe vlerësim për performancën.

📍 Vendi i punës: Tirane, Ish Bllok, Rruga Ismail Qemali, Godina Samos Tower,

📅 Afati i aplikimit: 31 janar 2026

📨 Apliko tani: dërgo CV-në dhe një letër motivimi në adresem e emailit humanresources@intersig.al
 


Apply
Back
Top