• Specialiste të Kujdesit ndaj Klientit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Eksperienca
me dhe pa eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:

Specialist të Kujdesit ndaj Klientit

Qëllimi i pozicionit:

Specialisti i Kujdesit ndaj Klientit është përgjegjës për menaxhimin profesional të komunikimit me klientët, trajtimin efikas të kërkesave dhe problematikave, si dhe garantimin e një eksperience pozitive dhe cilësore për klientët e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Ofron asistencë profesionale ndaj klientëve në lidhje me produktet, shërbimet dhe proceset e kompanisë;
  • Menaxhon dhe ndjek në kohë reale kërkesat, ankesat dhe sugjerimet e klientëve;
  • Koordinon problematikat me departamentet përkatëse deri në zgjidhjen përfundimtare;
  • Siguron standard të lartë komunikimi dhe etike profesionale në çdo ndërveprim me klientin;
  • Evidenton dhe raporton problematikat e identifikuara me fokus përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit;
  • Kontribuon në rritjen e kënaqësisë dhe besnikërisë së klientëve ndaj kompanisë;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në Customer Service, Call Center ose sektorin Retail përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të situatave dinamike;
  • Orientim drejt zgjidhjes së problemeve dhe shërbimit ndaj klientit;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh;
Çfarë ofron Megatek
  • Ambient pune profesional dhe dinamik;
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë;
  • Trajnime të vazhdueshme;
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh;
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere;
Procedura e aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
📧 Email: humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
 


Apply WhatsApp
Back
Top