Tirane, ofroj vend pune CRM Business, Rajoni Tirane
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-
Pozicioni: CRM Business, Rajoni Tiranë
Divizioni: Retail
Objektivat Kyçe
Të realizojë objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.
Objektivat e Riskut Operacional
Përgjegjesite KYC dhe AML
Rolet & Përgjegjësitë Kryesore
Kualifikime të Nevojshme
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 1 Prill 2021.
Divizioni: Retail
Objektivat Kyçe
Të realizojë objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.
Objektivat e Riskut Operacional
- Të kujdeset që çdo tranaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës të cilat normojnë veprimtarinë e saj.
Përgjegjesite KYC dhe AML
- Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj;
- Zbaton me përpikmëri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ;
Rolet & Përgjegjësitë Kryesore
- Të menaxhojë marrëdhëniet e bankës me biznesin në fushën e shitjes së produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka.
- Të mirëpresë çdo klient biznesi që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
- Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti dhe të verifikojë biznesin e klientit.
- Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit (të vetëpunësuarit) si dhe të Korporatave.
- Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
- Të ndjekë, manaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
- Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave me Korporatat dhe / ose bizneset SME.
- Të pranojë dhe kontrollojë dokumentacionin e paraqitur nga bizneset për çeljen e llogarisë rrjedhëse për biznesin.
- Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientët.
Kualifikime të Nevojshme
- Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.
- Të pakten 1 (një) vit eksperiencë pune në dhenien e kredive ne sistemin bankar.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 1 Prill 2021.
Apply