• Tirane, ofroj vend pune Business Intelligence Supervisor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,po kërkon të punesojë një Business Intelligence Supervisor për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Detyrat:
  1. Strategjia & Udhëheqja e BI - Harton dhe udhëheq strategjinë BI me objektivat strategjike të kompanisë
  2. Analiza e Shitjeve & Performancës së Pikave me pakicë dhe shumicë - Analizon shitjet, monitoron marzhet e fitimit sipas produktit.
  3. Zhvillimi & Mirëmbajtja e Infrastrukturës BI - Drejton zhvillimin e dashboard-eve dhe raporteve , siguron integrimin e të dhënave.
  4. Raportimi Strategjik & Vendimmarrja - Përgatit raporte strategjike për menaxhimin e lartë.
  5. Transformimi Digjital & Zhvillimi i Sistemeve - Udhëheq projekte të digjitalizimit,
  6. Trajnime & Mbështetje për Përdoruesit - Zhvillon manuale dhe programe trajnimi, siguron përdorimin efektiv të sistemeve BI.
  7. Projekte & Analiza Ad-Hoc - Kryen analiza të thelluara sipas kërkesave të menaxhimit.
Kualifikimet
  • Diplomë universitare në një nga fushat: Informatikë Ekonomike, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Statistikë, Ekonomi, ose fusha të lidhura me analizën e të dhënave.
  • Certifikime të vlefshme (preferohen): Power BI, SQL Certification ,Data Analytics / Data Science ,Project Management (PMP / Agile)
  • Minimum 4–6 vite eksperiencë në Business Intelligence, Data Analytics, ose role të lidhura.
  • Përvojë në menaxhimin e cilësisë së të dhënave dhe integrimin e burimeve të ndryshme të informacionit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur).
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
 


Apply
Back
Top