• Tirane, ofroj vend pune Beauty Adviser

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Estetik | Parukeri | Berber
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Njoftim Pune: Beauty Adviser​

Farmatech Shpk, distributori ekskluziv në Shqipëri i disa prej markave më të njohura ndërkombëtare të kujdesit për lëkurën, flokët dhe higjienën orale si: Lierac, Phyto, Ahava, Germaine de Capuccini, Curasept dhe Curaprox — po kërkon të zgjerojë ekipin me një Beauty Adviser me prezencë të shkëlqyer dhe aftësi komunikuese.

📍 Detyrat kryesore:​

  • Promovimi aktiv i produkteve në farmacitë partnere dhe/ose qendra estetike.
  • Këshillimi i klientëve për produktet më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
  • Realizimi i demonstrimeve praktike dhe aktiviteteve promocionale.
  • Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me stafin farmaceutik dhe ndjekja e performancës së produkteve.
  • Raportimi periodik i punës te menaxhmenti.

👤 Profili i kandidatit:​

Arsim i mesëm ose i lartë në fushën e estetikës, farmacisë, infermierisë ose profile të ngjashme.

  • Eksperiencë në fushën e kozmetikës, farmacisë ose estetikes (preferohet).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje.
  • Pamje dhe qëndrim profesional.
  • Fleksibilitet për udhëtime brenda vendit.
  • Njohuri bazë të anglishtes ose italishtes (avantazh).
  • Leje drejtimi kategoria B (avantazh).

💼 Çfarë ofrojmë:​

Kushte shumë të mira pune dhe ambient profesional.

  • Mundësi për të përfaqësuar brandet më prestigjioze në treg.
  • Trajnime të rregullta dhe zhvillim profesional.
  • Ambient pune dinamik dhe motivues.
  • Pagesë konkuruese dhe bonuse në bazë të performancës.
📩 Të interesuarat mund të dërgojnë CV me fotografi në: info@farmatech.net ose në numrin e cel 069 706 6181

Na ndihmo të sjellim bukurinë dhe kujdesin cilësor më pranë klientëve tanë!
 


Apply WhatsApp
Back
Top