• Tirane, ofroj vend pune Backend Developer

Profesionisti_banner.jpg

Profesionisti Recruitment Agency
kërkon të punësojë kandidatë me eksperiencë për pozicionin e "Backend Developer". Detyra kryesore e këtij pozicioni është mirëmbajtja e aplikacioneve ekzistuese, dhe programimi i "features" në aplikacione të reja.

Qëllimi i punës:
Mirëmbajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i një prej platformave më të mëdha të tipit "e-commerce" në vend.

Njohuritë dhe cilësitë e kërkuara janë si vijojnë:

-
Eksperiencë pune të paktën 4 vjecare në backend, në teknologjitë:
1. PHP dhe framework-et e saj (preferohet CodeIgniter).
2. Python.
- Njohuri shumë të mira në DevOps.
- Eksperiencë të konsiliduar me databazat SQL dhe NoSQL (MySQL, MongoDB) si dhe DBMS më të njohura në treg (MySQL etj)
- Njohuri te konsoliduara mbi HMTL, CSS, Javascript si instrumenta te programimit front-end.
- Njohuri të mira të framework-eve dhe librarive të frontend-i (Preferohet ReactJS).
- Njohuri të gjuhës italiane të nivelit (të paktën) mesatar.
- Aftesi për të punuar në grup dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme.
- Eksperienca me zhvillimin e aplikacioneve mobile (JAVA dhe Swift) është një plus.
- Arsim të lartë në degë të informatikës (inxhinieri, informatikë, shkenca matematike, ...)

Nëse keni njohuritë dhe kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: rekrutim@profesionisti.al.
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

 


Apply WhatsApp
Back
Top