• Tirane, ofroj vend pune Asistente Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Eksperienca
vetem me eksperience
Infosoft Office sh.p.k kërkon Asistente Shitje

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe zhvillimit të vazhdueshëm, Infosoft Office sh.p.k fton të aplikojnë kandidatë të kualifikuar për pozicionin Asistente Shitje, për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional dhe dinamik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Koordinimi dhe mbështetja e proceseve dhe aktiviteteve të shitjes
  • Komunikim i vazhdueshëm dhe profesional me klientët dhe ekipin e shitjes
  • Organizimi, ndjekja dhe dokumentimi i proceseve të shitjes
  • Përgatitja e raporteve periodike dhe analizimi i performancës së shitjeve

Kriteret e Kërkuara:

  • Diplomë e arsimit të lartë
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në fushën e shitjeve ose pozicione të ngjashme
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar ngarkesë pune
  • Aftësi të mira organizative dhe analitike

Çfarë Ofrojmë:

  • Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe mbështetës
  • Mundësi reale për zhvillim dhe avancim profesional
  • Kushte pune konkurruese dhe stimuluese

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe Letrën e Interesit në adresën e emailit:
hr@infosoftoffice.al

Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të gjitha të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

 


Apply
Back
Top