• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/Projektues

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Detyrat dhe Pergjegjësitë:
Arkitekti/Projektuesi krijon dhe zbaton dizajne inovative dhe funksionale dhe luan një rol kyç në procesin e shitjes. Ky pozicion kërkon një individ me aftësi të jashtëzakonshme projektimi, kreativitet te nje niveli te larte, te mireprezantuar me trendet aktuale te industrise, i cili te mund të komunikojë dhe prezantojë idetë me besueshmëri dhe të ndihmojë klientët të realizojnë zgjedhjet e tyre më të mira.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë në Arkitekturë ose Dizajn të Brendshëm (Interior design).
  • Eksperiencë të paktën 2-3 vjet në projektimin e hapësirave dhe krijimin e dizajnëve të brendshëm, përfshirë dhe ambiente komerciale.
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e softuerëve të projektimit (AutoCAD, SketchUp, Revit, 3D Rendering, etj.).
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, prezantimit dhe bindjes, duke pasur mundësinë për të transmetuar ide të ndërlikuara në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës per projekte dhe afate të vendosura.
  • Pasion për dizajnin dhe mobiljet, si dhe një kuptim i thellë i trendeve të fundit dhe materialeve.
  • Aftësi të forta ndërpersonale dhe një qasje pozitive dhe e orientuar nga klientët.
  • Përshtatshmëri dhe fleksibilitet për të punuar në një mjedis dinamik dhe me ritëm të shpejtë.

Cel. : 0676000058
 


WhatsApp
Back
Top