• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh

eppc kërkon një Agjent Shitjesh për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë shqiptare me shumë vite eksperiencë në treg.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Prezantimi dhe promovimi i produkteve tek klientët në terren;
2. Mirëmbajtja e klientëve ekzistues dhe zgjerimi me klientë të rinj;
3. Administrimi i proceseve qe lidhen me shitjen;
4. Raportime periodike mbi rezultatet e shitjes.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare, preferohet dega Menaxhim, Marketing ose degë të ngjashme;
• Përvojë në menaxhimin e shitjeve jo më pak se 2 vjet;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe shitjeje;
• Të ofroj zgjidhje të shpejtë dhe me cilësi për klientët;
• Të organizojë punën me eficensë dhe përpikmëri;
• Të jetë person energjik dhe i motivuar;
• Të zotërojë patentë të klasit B.

Të dhënat:

Pozicioni: Agjent Shitjesh;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 40 orë në javë;
Raporton: Administratori;
Udhëtime pune: Po, brenda vëndit;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 20 Tetor 2013.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top