Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje – Koncesionare Makina Elektrike
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
Të ofrojë një eksperiencë cilësore për klientët në showroom, duke prezantuar dhe shitur automjete elektrike, si dhe duke kontribuar në arritjen e objektivave të shitjes.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëpret klientët në koncesionare dhe identifikon nevojat e tyre.
- Prezanton automjetet elektrike, veçoritë teknike dhe përfitimet (efikasiteti, kostot e ulëta të mirëmbajtjes, ndikimi mjedisor).
- Organizon dhe realizon test-drive për klientët.
- Përgatit oferta dhe negocion kushtet e shitjes.
- Menaxhon dokumentacionin e shitjes dhe ndjek procesin deri në finalizim.
- Bashkëpunon me institucionet financiare për kredi/leasing (kur aplikohet).
- Ndjek klientët pas shitjes për të siguruar kënaqësi dhe besnikëri.
- Kujdeset për paraqitjen e showroom-it dhe automjeteve sipas standardeve.
- Mban kontakte të rregullta me klientët potencialë dhe ekzistues.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Eksperiencë në shitje, preferohet në sektorin automotive ose retail.
- Njohuri bazë mbi automjetet elektrike (avantazh).
- Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Orientim i fortë drejt klientit dhe rezultateve.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike.
- Patentë drejtimi (e domosdoshme).
- Njohuri të gjuhës angleze (avantazh).
- Paraqitje profesionale dhe sjellje korrekte.
Kushtet e punës:
- Pagesë bazë + bonus/komisione mbi shitjet.
- Trajnime të vazhdueshme mbi produktet dhe teknologjinë.
- Ambient modern dhe profesional.
- Mundësi zhvillimi në karrierë.
Apply WhatsApp