• Tirane, ofroj vend pune Administrator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Dhaanvi SHPK, me qendër në Tiranë, është një kompani dinamike që operon në fusha të ndryshme si teknologjia, furnizimi me fuqi punëtore, logjistika e mirëmbajtjes, ndërtimi, menaxhimi i magazinave dhe Import/Eksport. Me një portofol të gjerë klientësh ndërkombëtarë, ne i mbështesim partnerët tanë në realizimin me sukses të projekteve të tyre.

Kërkesat dhe aftesite:
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
  • Njohuri të mira të legjislacionit tregtar, tatimor dhe ligjit të punës.
  • Aftësi menaxhuese dhe organizative.
  • Integritet i lartë profesional dhe etik.
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me autoritete dhe palë të treta.
Detyrat Kryesore:
  • Përfaqësimi ligjor:
    • Përfaqëson shoqërinë përpara institucioneve publike, gjykatave, autoriteteve tatimore dhe palëve të treta.
    • Nënshkruan kontrata dhe marrëveshje në emër të shoqërisë.
  • Menaxhimi i përditshëm:
    • Organizon, koordinon dhe mbikëqyr aktivitetin financiar, tregtar dhe administrativ të shoqërisë.
    • Siguron përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe tatimore.
  • Zbatimi i vendimeve të ortakëve:
    • Zbaton vendimet e marra nga asambleja e ortakëve dhe/ose bordi drejtues (nëse ka).
    • Informon ortakët për çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin e shoqërisë.
  • Mbajtja dhe administrimi i dokumentacionit ligjor dhe financiar:
    • Siguron që të mbahen të përditësuara dokumentet ligjore (ekstrakte, statut, vendime etj.).
    • Mbikëqyr përgatitjen e pasqyrave financiare dhe dërgimin e tyre pranë institucioneve përkatëse.
  • Përkujdesja për përputhshmërinë ligjore:
    • Siguron që veprimtaria e shoqërisë të jetë në përputhje me ligjin "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", legjislacionin tatimor, ligjin e punës etj.
Nëse plotësoni kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar për këtë pozicion, ju inkurajojmë të aplikoni.

Te interesuarit mund te na dergojne CV dhe portofol te puneve te tyre (nese ka) tek adresa e emailit info@visionconsultingalbania.com
 


Apply
Back
Top