• Tirane, ofroj vend pune Administrator Sistemi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  3. IT Adminsitrim Rrjeti
  4. IT Teknike | Kompjutera
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank vepron prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar, e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme. Nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, Union Bank u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej nisjes të veprimtarisë në vitin 2006, banka ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar, duke arritur mbi 100 miliard lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti dhe ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit, prandaj zotohemi plotësisht të krijojmë një mjedis motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu, ne investojmë vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve, për të ofruar një përvojë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne i vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar, prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Infrastrukturës së IT dhe Telekomunikacionit në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Administrator Sistemi

Përshkrimi i Pozicionit

Jemi në kërkim të një Administratori Sistemi të aftë dhe me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hardware (servera, storage, ODA, OCI, Microsoft 365, Azure, etj.), sistemet operative, virtualizimet dhe konfigurimet e aplikimeve.

1. Çfarë kërkojmë:
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve dhe storage (ODA, IBM SAN, VMware, Hyper-V, Oracle Linux, Windows Server, etj.)
  • Administrimi i sistemeve operative dhe virtualizimeve për performancë dhe siguri maksimale
  • Implementimi dhe mirëmbajtja e zgjidhjeve cloud (Microsoft 365, Azure, OCI)
  • Monitorimi dhe zgjidhja e incidenteve për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të IT
  • Përdorimi i teknologjive të backup-it dhe strategjive të rikuperimit në raste emergjencash
  • Administrimi i politikave të sigurisë dhe implementimi i përditësimeve (security patches, updates)
  • Mbikëqyrja e Data Center dhe Disaster Recovery Site për siguri dhe sinkronizim të sistemeve
  • Hartimi dhe dokumentimi i konfigurimeve dhe procedurave teknike
2. Kualifikimet e Kërkuara
  • Arsimi: Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme
  • Përvoja e punës: Jo më pak se 4 vite në administrim sistemesh dhe infrastrukturë hardware.
  • Aftësi Teknike:
    • Njohuri të përparuara në Windows Server, Active Directory, Linux, VMware, IBM SAN, Microsoft 365, Azure.
    • Përvojë me sisteme backup dhe rikuperimi të të dhënave.
    • Aftësi në shell scripting (Bash, Python, Perl, PHP) për automatizime.
    • Njohuri në rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike dhe firewall-et.
    • Çertifikime të Parapëlqyera:
    • System Administrator ose System Engineer (Linux, UNIX, Microsoft).
    • CCNA, VMware Certified Professional (VCP), Azure Administrator, ITIL (plus).
3. Çfarë Ofrojmë?
  • Mjedis profesional dhe mundësi zhvillimi në sektorin bankar.
  • Trajnime dhe çertifikime për përparimin profesional.
  • Paketë konkurruese përfitimesh dhe sigurimesh.
4. Si të aplikoni Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në humanresources@unionbank.al deri në datën 10 Dhjetor 2025.
 


Apply WhatsApp
Back
Top