• Tirane, ofroj vend pune “Specialist/e Dokumentacioni”

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
EuroElektra Sh.p.k prezente mbi 12 vjet në treg, është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke ofruar zgjidhje me anë të projekteve të teknologjisë më të avancuar, në Shqipëri dhe rajon. Është e pranishme me zgjidhje inovative për sistemet e menaxhimit të energjisë si “energji djellore” dhe “karikuesit e veturave elektrike”. Ofron shërbime projektimi dhe promovon sisteme të avancuara për godina, tregtare, industriale dhe rezidencile. Gjithashtu ofron shitje me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë “Specialist/e Dokumentacioni.

Përshkrimi i punës:

Specialisti i dokumentacionit asiston nënpunësit e administratës për ndjekjen e procedurave administrative dhe juridike në përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit të nëvojshëm të veprimtarisë së EuoroElektra Sh.p. k., nga hartimi deri në fazën e zbatimit të projekteve. Dokumentat e përdorur më shpesh janë:


  • Dokumentacioni i aplikimit OSSH për impiantet fotovoltaike per vetëkonsum
  • Dokumentacioni i aplikimit për deklaratë paraprake punimesh pranë bashkive
  • Monitorimi dhe krijimi i raporteve monitoruese nga sistemi online
  • Përgatitja e projekt-propozimeve
  • Ndjekja e procedurave tenderiale dhe kontratave
  • Plotësimi i draft kontratave me të dhënat e klienteve
  • Dorëzimi i dokumentave finale të projekteve

Kërkesat dhe kualifikimet:


  • Preferohet të ketë përfunduar arsimin e larë për Drejtësi / Ekonomik/ Inxhinieri Mjedisi.
  • Të ketë minimalisht 1 vit përvojë pune. Eksperienca e punës me tendera dhe procedura publike përbën avantazh.
  • Të jetë e aftë të përballojë ngarkesat e punës.
  • Njohuri shumë të mira të Programeve MS Office.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe zgjidhjes fleksibel të problematikave te ndryshme gjatë procesit të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë :


  • Asiston në hartimin dhe përgatijen e dokumentacionit të nevojshëm për hartimin dhe zbatimin e projekteve të shoqërisë.
  • Ndjek procedurat administrative pranë institucioneve përkatëse.
  • Ndjek korespondecen me klientet dhe institucionet.
  • Asiston në procedurat e tenderimit dhe marrjen e lejeve të ndryshme.
  • Detyra të tjera të dhëna nga punëdhënësi.

Ofrojmë:

  • Mjedis pune dinamik, miqësor dhe bashkëpunues.
  • Kualifikim profesional në menyrë të vazhdueshme me kompani të huaja prestigjoze në sektor.
  • Mundësi rritje personale dhe profesionale brënda kompanisë.
  • Pagesa konkurrese në tregun e punës.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: hr@euroelektra.al
ose kontaktojnë në numrin e telefonit: 0672071043.


Ju mirepresim!

EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tirane

Tel: +355 42 476 501
e-mail: info@euroelektra.al
Web: http://euroelektra.al
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/euroelektra/
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/



Cel. : 0672071043
 


Apply WhatsApp
Back
Top