• Tirane, ofroj City-tour Poloni UDHËTIM NË VARSHAVË DHE KRAKOVE 399 Euro

UDHËTIM NË VARSHAVË DHE KRAKOVe

nisja 22 shtator cmimi 399 euro

[h=5]DETAJET E TURIT[/h]
Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë - Varshavë. Nisja 0ra 18.40. Mbrritja në 20.55. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Pasdite vazhdon vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat 2 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz. Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë panoramike e qytetit të Krakowit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Pasdite Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Transferimi për në Aeroportin e Krakow. Fluturimi me avion Krakow - Tiranë. Nisja më 22.30 dhe Mbrritja në Tiranë më 00.30.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Varshavë dhe Krakow - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 


Contact WhatsApp
Back
Top