• Tirane, ofroj City-tour Mal i zi Plazh ne CANJ – DUBROVNIK – BUDVA – KOTO 269 Euro

Plazh ne CANJ – DUBROVNIK – BUDVA – KOTOR – 6 Ditë (5 Netë) Nisje 11, 16, 21, 26, Korrik / 1, 6, 11, 16, 21, 26, Gusht / 5 Shtator


Plazh ne CANJ – DUBROVNIK – BUDVA – KOTOR
Ekskursione te ndryshme cdo dite per te vizituar plazhe te ndryshme te Rivieres Malazeze & Rivieres Kroate
** Durbvonik
** Kotor
** Budva
** Ploce
** Plazhi Mbretereshes
** Ishuli Hawai
.





DATAT E NISJEVE DHE CHECK IN HOTEL SI ME POSHTE:
MUAJI KORRIK
Nisje 11 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 239 €
Nisje 16 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 269€
Nisje 21 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 269 €
Nisje 26 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 269 €
MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 279 €
Nisje 6 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 279 €
Nisje 11 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 279 €
Nisje 16 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 279 €
Nisje 21 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 279 €
Nisje 26 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 279 €
Nisje 31 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 279 €

MUAJI SHTATOR
Nisje 5 Shtator — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 199 €
Akomodimi në hotel Montenegro 4 Yje ne Canj, buze plazhit!




PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1: Plazh ne CANJ



-Nisja nga Tirana ne oren 6:00.
-Nisja nga Durresi ne oren 5:00.
-Nisja nga Shkodra ne oren 7:30
ne drejtim te Malit te Zi duke kaluar nga pika kufitare e Muriqanit.
*Ndalese per kafen e mengjesit pak km pasi te kalojme doganen dhe me pas vazhdimi udhetimit per ne Canj, ne qytezen e bukur bregdetare te Malit te Zi. Plazhi i Canj-it eshte perla e Rivieres Malazeze. Me nje plazh me guraleca dhe ujin e kristalt ngjyre blu te thelle, Canji te ngjason me plazhet e bukura te Jugut tone si Jal dhe Himar. Nje lum qe buron nga malet perball deperton ne det duke e ndare ne gjysma dhe gjelberimi rrethuese i jep me shume bukuri natyres se qytezes Canj.
Akomodimi ne hotel dhe kohe e lire per plazh.
Darka ne restorantin e hotelit.

DITA 2: Plazh ne CANJ ose ne plazhin e Mbretereshes



Kohe e lire per plazh ne detin e kristalt.
*OPSIONALE: Mund te vizitoni Plazhin e Mbretereshes nese keni deshire (vajti – ardhje) behet vetem ma varka dhe kushton 5€. Informacion: Varkat nisen cdo 30 minuta.
Plazhi i mbretereshes ne Canj, eshte nje gji i virgjer me nje bukuri te rrallë, nje plazh unikal i Rivieres Malazeze qe duhet te vizitohet nga ju.
Ne mbremje mund te shetisni ne bulevardin buze detit te Canj duke frekuentuar lokalet dhe baret e zones.
Per rezervimin e varkave, guida do jete ne dispozicionin tuaj.

DITA 3: Plazh ne CANJ ose Eskursion ne DUBROVNIK


Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*Ekskursion në Dubrovnik . (Transporti i perfshire ne cmim)
Pas konsumit te mengjesit ne shoqerine e guides nisemi nga hotelit drejt Dubrovnikut
Ne shoqerine e guides do te viziojme qytetin e mrekullueshem te Dubrovnikut, i cili cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza (emri i vjeter i Dubrovnikut) ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit. Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
Kthimi ne hotel ne mbremje. Darka ne restorantin e hotelit.

DITA 4: Plazh ne CANJ ose Eskursion ne KOTOR & PLOCE


Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*ESKURSION: Plazh ne Ploce dhe Ekskursion ne Kotor. (Transporti i perfshire ne cmim)
Pas mengjesit ne hotel do udhetojme drejt Plazhit te Ploces, nje nder plazhet me te famshem te Budves, per lojerat e ndryshme ujore si Jet Ski, Parasilling, Banana Boat Ride, Fly Board, etj. Ne Ploce nuk mungojne gjithashtu edhe Schiuma Party me DJ vendas.
Pas plazhit ne Ploce, pasdite largohemi per te vizituar qytetin e Kotorit. Ne shoqerine e guides vizitojme kalane trekendore te Kotorit, duke pershkruar qytetin e vjete. Do te shikojme shtepi te ndryshme ne brendesi te kalase me stema familjesh feduale te gdhendura ne portat e shtepive, dhe katedralen e bukur te Kotorit. Shetitja ne qytetin e vjeter mund te vazhdoje duke ecur mbi muret e kalase ose duke u ngjitur ne shtegun e vjeter qe te drejton ne majen e Kalase ku ndodhet citadela, pallati mbreteror i sunduesve te Kotorit (ku nder to permendim edhe mbretereshen Teuta).
Sipas deshires se grupit mund te organizojme shetitje me varka ne gjirin e Kotorit.
Pas vizites ne Kotor kthehemi ne hotel ne mbremje.


DITA 5: Plazh ne CANJ ose Eskursion ne BUDVA – SHEN STAFAN – ISHULLI HAWAI


Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*ESKURSION: Plazh me anije ne Budva – Shen Stefan – ishulli Hawai.
*Pas mengjesit ne hotel, nga moli i Canj fillojme aventuren tone blu duke lundruar me anije nga Canj ne Budva. Mberritja ne Budva vizite e qytetit te vjeter te Budvas ne shoqerine e guides.
Plazhi i pare qe vizitojme ne kete lundrim do jete ishulli Shen Nikolla, i cilesuar ndryshe edhe si Ishulli “HAWAI”. Kohe e lire per plazh ne ishull.
Pas plazhit ne “Hawai” lundrojme drejt Shen Stefanit. Mberritja ne Shen Stefan dhe kohe e lire per plazh afer ishullit, ku ju ftojme te hidheni nga anija ne ujin e kristalt te Adriatikut.
Vazhdimi aventures tone blu, ne plazhin e Mbretereshes. Kohe e lire per plazh dhe me pas kthimi ne Canj.
Ekskursioni starton nga Porti i Canjit ne oren 09:00 te mengjesit dhe kthimi 17:30. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 35 eur për të rritur dhe 25 eur për fëmijët (4 – 10 vjec).


DITA 6: Plazh ne CANJ


Kohe e lire per plazh ne Canj deri ne oren 14:00.
Nisja me pas per ne Shkoder, Tirane, Durres.




NË ÇMIM PËRFSHIHET

1. Akomodimin per 5 nete ne hotel Montenegro Canj 4 Yje
2. Sherbimi Mengjes + Darke bufe e hapur
3. Perdorimi i pishines se jashtme te hotelit
4. Transferta Tirane – Hotel – Tirane
5. Eskursioni ne Dubrovnik diten e trete
6. Eskursioni ne Kotor – Ploce diten e katert
7. Asistenca nga guida per eskursionet

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET

a. Drekat
b. Shezllonet e plazhit
c. Eskursionet Opsionale me anije
d. Taksa turistike 1,5 euro personi



SHENIME:

Duhet të dini se:
1f447.svg
1f447.svg
1f447.svg
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë Identitetit me vlefshmëri minimumi 3 muaj.
➤Per tu bere pjesemarres ne ekskursionin e Dubrovnik, ju nevojitet pasaporte me vlefshmëri minimumi 6 muaj.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç per akomodim me 2 te rritur ne dhome përfitojnë 50% ulje
——————————————————
EKSKURSIONET
Për realizimin e ekskursioneve duhet plotësohet një minimum për 25 persona për realizimin e tyre
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
►Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.

Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.
——————————————————

 


Contact WhatsApp
Back
Top