• Tirane, ofrohet vend pune

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
📌 Pozicion i Lirë Pune: Financier i Kompanisë

Be part of our team!

Kompania jonë, që operon në sektorin e ndërtimit, kërkon të punësojë një Financier me eksperiencë, i cili do të mbajë përgjegjësi për:
• Kontrollin dhe aprovimin e të gjithë dokumentacionit financiar (fatura, situacione, kontrata);
• Parashikimin e kostove dhe fitimit për projektet ndërtimore;
• Ndjekjen e zbatimit të buxheteve dhe performancës financiare për çdo kantier;
• Koordinimin e plotë me kontabilistin e jashtëm dhe përgatitjen e raporteve të brendshme;
• Analizimin e ndikimeve nga ndryshimet ligjore/tatimore dhe raportimin te drejtuesit e kompanisë;
• Përdorimin e avancuar të programeve financiare si: Alpha 5, Financa 5, Excel (funksione analitike), dhe çdo soft tjetër të ngjashëm.

💰 Paga neto: 90,000 – 120,000 lekë (në varësi të eksperiencës dhe aftësive).

🕒 Kushtet e punës:
• Orari i punës: Hënë - Premte 09:00 – 16:00 (përfshirë 1 orë pushim ditor);
• Mbulesë për vaktin e drekës në vendin e punës;
• Akses në frigoriferë me pije freskuese për stafin;
• Pushim në të gjitha ditët zyrtare të përcaktuara me ligj.

📩 Dërgoni CV-në tuaj në formatin Europass: hrrsmconstruction@gmail.com
đź“… Afati i aplikimit: 18 korrik 2025
📍 Vendi i punës: Ambientet e kompanisë në Rruga Xhorxhi Martini, Sheshi Avni Rustemi, Tiranë.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top