• Tirane, ofrohet vend pune Visual Merchandiser

Tirane
E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar një Visual Merchandiser.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikon, krijon dhe ekzekuton strategjinë e përgjithshme vizuale te biznesit
  • Perkujdeset per ekspozimin e produkteve sipas standardeve te dyqanit per te terhequr sa me shume vizitor
  • Krahason fushata te ndryshme sezonale dhe teston resultatet
  • Vepron ne perputhje me kulturen e kompanise, produktin, imazhin dhe per te arritur tregun e synuar
  • Trajnon stafin ne menyre te vazhdueshme ne menyre qe ata te zhvillohen dhe te kene nje implementim sa me te shpejte te proceseve merchandising;
  • Bashkepunon me dyqanet duke i dhene udhezime te qarta dhe duke i suportuar per cdo hapje fushate
  • Identifikon dhe raporton ne menyre te vazhdueshme per tendencat e blerjeve te klienteve dhe artikujt qe kane me shume kerkese dhe njohuri te ndryshme te cilat kontribuojne ne rritjen e shitjeve te dyqanit
  • Njeh me se miri produktet e dyqanit duke perfshire shumeshllojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre
  • Njeh me se miri strukturen arkitekturore si dhe specifikat e njesive te ekspozimit te produkteve ne dyqanet dhe ndermerr aksione te ndryshme per permiresimin e performances se ketyre njesive per
Kërkesat:
  • Arsim i larte
  • Te pakten dy vite pervoje si Visual Merchandiser
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes Microsoft Office
Aftesite:
  • Aftesi organizative dhe drejtuese
  • Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit
  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes se nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup
  • Aftesi per t’u perballur me situata te ndryshme te momentit.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 7050 551.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top