• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Mirëmbajtjeje – Profil Hidraulik &Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Pozicioni i punës : Teknik Mirëmbajtjeje – Profil Hidraulik & Elektrik

Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës:
Tekniku i Mirëmbajtjes është përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin, diagnostikimin dhe riparimin e instalimeve dhe pajisjeve hidraulike dhe elektrike, duke garantuar funksionimin normal, të sigurt dhe efikas të ambienteve dhe sistemeve teknike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Kryen kontrolle periodike dhe mirëmbajtje parandaluese të instalimeve dhe pajisjeve.
  • Identifikon dhe riparon defektet në sistemet hidraulike dhe elektrike.
  • Kryen ndërhyrje në rrjetet e ujësjellësit, kanalizimeve, pompave, rubinetave, valvulave dhe pajisjeve të tjera hidraulike.
  • Kryen punime në instalimet elektrike, ndriçim, prize, çelësa, panele elektrike dhe pajisje elektrike.
  • Diagnostikon avaritë dhe ndërhyn në kohë për rikthimin e funksionimit normal të sistemeve.
  • Kontrollon gjendjen teknike të pajisjeve dhe evidenton nevojat për riparim ose zëvendësim.
  • Bashkëpunon me ekipet e mirëmbajtjes dhe furnitorët/kontraktorët e jashtëm kur kërkohen ndërhyrje të specializuara.
  • Përdor në mënyrë korrekte veglat, pajisjet dhe materialet e punës.
  • Mban të rregullt dhe të sigurt hapësirën e punës.
  • Raporton defektet, ndërhyrjet e kryera dhe problematikat teknike te përgjegjësi i mirëmbajtjes.
  • Respekton procedurat e sigurisë në punë dhe standardet teknike gjatë çdo ndërhyrjeje.
Kualifikimet dhe kërkesat
  • Arsim profesional në profilin elektrik, hidraulik, mekanik ose të ngjashëm.
  • Eksperiencë pune në mirëmbajtje elektrike dhe hidraulike.
  • Njohuri praktike në diagnostikimin dhe riparimin e defekteve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për ndërhyrje në raste avarie.
  • Njohuri dhe zbatim i rregullave të sigurisë teknike dhe në punë.
  • Leje drejtimi automjeti, nëse kërkohet nga pozicioni.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@kastratigroup.al
 


Apply
Back
Top