Tirane, ofrohet vend pune Teknik Elektronik (për kamerat dhe sistemet e sigurisë)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Teknik Elektronik
Departmenti: i Mirëmbajtjes
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e pozicionit:
Roli kryesor i këtij pozicioni është të kryejë instalime, mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemeve elektronike në rrjetin e dyqaneve dhe zyrat qendrore.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Njohuri të standarteve, proçedurave dhe rregullave të ndërhyrjeve në sistemet e sigurisë.
- Monitorimi i sistemeve të monitorimit.
- Të bëjë konfirgurimin e sistemeve të sigurisë.
- Të bëjë mirëmbajtjen e sistemit të kamerave.
- Të njohë konceptet e sigurisë për vendosjen e kamerave.
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme profesionale ose kurse profesionale.
b.Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
c. Kualifikime të tjera
• Njohuri shumë të mira teknike me të gjitha teknologjite më të fundit.
• Aftësi shume të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
• Sistematik/e dhe i/e organizuar
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati I aplikimit: 25/11/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply