• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Elektricist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Maritim Hotel Plaza Tirana po kerkon kandidate te pershtatshem per pozicionet e lira ne Departamentin e Mirembajtjes.

Pozicioni: TEKNIK ELEKTRICIST

Detyrat

  • Mirëmbajtja dhe kontrolli periodik i instalimeve elektrike të hotelit
  • Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve elektrike
  • Monitorimi i paneleve elektrike, ndriçimit, gjeneratorëve dhe sistemeve të emergjencës
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave teknike
  • Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave teknike të hotelit
  • Mbajtja e evidencave për ndërhyrjet dhe mirëmbajtjet e kryera

Kualifikimet

  • Arsim profesional në profilin Elektrik / Elektroteknik
  • Eksperiencë e mëparshme si elektricist ose teknik mirëmbajtjeje
  • Njohuri mbi sistemet elektrike, automatizimet dhe pajisjet industriale
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për të punuar me turne
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek emaili hr@plazatirana.com

Vetem kandidatet me te pershtatshem per kete pozicion pune do te kontaktohen nepermjet e-mailit

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.


Faleminderit,
HR Department
 


Apply
Back
Top